Ekonomia, Obama: Progresi nuk mjafton

16/08/2010 18:55

Megjithëse të dhënat e të gjitha sektorëve të ekonomisë amerikane u paraqiten pozitive për 3 mujorin e dytë të këtij viti, për presidentin amerikan Barak Obama, progresi mbetit ende i pamjaftueshëm.

“Progresi i ekonomisë amerikane, i arritur deri më tani nuk mjafton, të dhënat nuk janë të mjaftueshmë për të anuluar riparimin e sistemit tonë ekonomik dhe të dëmeve të shkaktuara nga reçesioni i tmerrshëm që sapo kaluam”, deklaroi Obama në një intervistë para amerikanëve.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë u premtoi amerikanëve se administrata e tij nuk do të heqë dora nga zotimi për punësimin e të gjithë amerikanëve me një pagë që t’u garantojë familjeve të tyre jetësën normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA