Duhanpirëset shtatzëna deformojnë ADN-në e fëmijës
16/08/2010 19:05
Duhani i bën dëm shëndetit dhe këtë e dinë të gjithë, por kohët e fundit është bërë një zbulim më i rëndësishëm që ka lidhje me të gjitha nënat shtatzëna të cilat konsumojnë duhan.
Sipas rezultateve, duhani mund të shkaktojë probleme të mëdha gjenetike në ADN-në e fëmijës me rrezik të madh për t’u prekur nga tumori. Alarmi është dhënë në një studim të publikuar në revistën “The Open Pediatric Medicine Journal”, ku theksohet se bebet qe thithin nikotinë mund të pësojnë një mutacion gjenetik në kordonin gjenetik cka i bën më të prekshëm nga kanceri.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Pitsburg, dëmet janë të njëjta me ato që shkakton konsumi direkt apo pasiv i duhanit.
Top Channel