“BP”, brenda tetorit shpime në Libi

16/08/2010 15:45

Katastrofa ekologjike në Gjirin e Meksikës, e cila i kushtoi 6 miliard dollarë kompanisë naftënxjerrëse “BP”, ngadalësoi edhe projektin e kësaj kompanie për shpime në Gjirin e Sidrës në Libi.

Sipas kreut të kompanisë libiane, “NOC”, ortake e “BP” në kërkimet në det, vonesat kanë qënë teknike pasi sipas tij kompania britanike ka dashur të sigurohet plotësisht që të mos përsëritet një tjetër incident si ai i “Deepwater Horizont”.

Kërkimet për naftë në Gjirin e Sidrës ishin parashikuar të nisnin qysh në muajin prill, por katastrofa e Gjirit të Meksikës zhvendosi totalisht vëmendjen e kompanisë “BP”. Pritet që punimet të nisin në fund të muajit tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA