Kur kanë kaluar disa muaj nga incidenti i anijes turke, ku si pasojë e një sulmi izraelit u vranë 9 aktivistë pro-palesitnezë, reagon edhe Al Kaeda.
Organizata terroriste nëpërmjet numri 2 të saj, Ajman al Zauahiri, i bën thirrje Turqisë të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me shtetin hebre dhe të kontribuojë në mëkëmbjen e palestinezëve në Gaza.
Ndërkaq, përkundër deklaratës së Al Kaedas, Turqisë i ka mbërritur edhe një apel i presidentit amerikan, Barak Obama. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Ankarasë të zbusë tonet ndaj Izraelit.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u tensionuan pas incidentit të anijes humanitare. Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj prej Tel Avivit dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë të autorëve të ngjarjes së rëndë.
Top Channel