Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala ka vlerësuar se nëse veriu bëhet njësi e veçantë politike, do të rrezikohet tërësia territoriale e Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen ‘Koha Ditore’, së cilës i referohet Telegraf, Shala ka vlerësuar se nëse serbëve që jetojnë në veri të Kosovës u jepet një e drejtë më shumë sesa që iu është ofruar me Pakon e Ahtisaarit, Kosova do të jetë shtet jofunksional.

Shala duke folur për proceset në vend, theksoi se edhe kryeministri Hashim Thaçi e edhe ministri Fatmir Limaj duhet të japin dorëheqje pas aksioneve të EULEX-it.

Top Channel