20 vjet burg kush shkel embargon ndaj Iranit

16/08/2010 20:25

Deri në 20 vjet burg dhe gjoba të majme mbi 1 milion dollarëshe. Ky është dënimi që jep SHBA për këdo që shkel embargon e vendosur ndaj Iranit.

Departamenti i Thesarit publikoi ditën e sotme rregulloren që përmbledh sanksionet amerikane kundrejt Iranit, të cilat i bashkangjiten atyre ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nëpërmjet rezolutës 19 29.

SHBA kërkoi sanksione të ashpra ndaj iranit edhe në OKB, por pas kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës u ra dakort për një embargo më të zbutur kundrejt Republikës Islamike, e cila synonte të mos prekte popullsinë iraniane. Megjithatë këto masa nuk kënaqën Uashingtonin i cili ndërmori sanksione shtesë ndaj Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA