Xhamia në Nju Jork, rezerva për vendin

15/08/2010 14:40

Mbështetja për ndërtimin e xhamisë në “Ground Zero” nga ana e presidentit amerikan Barak Obama ngjalli shumë reagime në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kamerat e televizoneve të ndryshme kanë zbritur në rrugë për të marrë opinionet e qytetarëve.

Sipas vetë qytetarëve të Nju Jorkut, askush nuk është kundër ndërtimit të një xhamie, por një pjesë e tyre kanë shprehur rezerva vetëm për vendin e zgjedhur.

Pjesa më e madhe e tyre e cilësuan vendimin e ndërtimit të xhamisë pikërisht në “Ground Zero” një shuplakë në fytyrën e familjarëve të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur në atentatet e 11 shtatorit.

Megjithatë, përgjithësisht, njujorkezët jomuslimanë nuk kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, por vendin ku është planifikuar.

Nga ana tjetër, komuniteti musliman i Nju Jorkut e Manhatanit është shprehur i lumtur për këtë projekt, ndërsa tregojnë se brenda kullës së dytë të Qendrës Botërore të Tregëtisë ekzistonte një minixhami që përdorej nga muslimanët që gjetën vdekjen gjatë sulmeve terroristët të 11 shtatorit 2001.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA