Një tjetër person, i katërti brenda 10 ditësh, ka gjetur vdekjen në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor.
 

Bëhet fjalë për një 80 vjeçar, me një historik të rënduar shëndetësor që ka vdekur në mesditën e së dielës në spitalin e Sëmundjeve Infektive në Selanik .
 
Në këtë spital kurohen 8 persona të infektuar me virusin në fjalë, midis tyre edhe një vajzë 12 vjeçe.
 
Ndërsa në spitalin e qytetit të Verias, 80 km në perëndim të Selanikut kurohen ende 12 persona, tek 6 prej të cilëve është konfirmuar pas analizave se nga pickimi i mushkonjave janë prekur nga virusi i Nilit.
 
Gjithësej numri i të prekurve në zonat e Greqisë Veriperëndimore ka shkuar sot në 36.

Top Channel