
Biologët në Florida të SHBA-së shpëtuan jetën e një ariu të cilit i kishtë ngecuar koka në një shishë plastike për më shumë se 10 ditë.
Gjithçka ka nisur kur 2 arinjtë e vegjël, bashkë me mamanë tyre po rrëmonin në koshat e mbeturinave në Weirdale, një qytezë e vogël pranë pyllit kombëtar të Oscala. Vogëlushit 6 mujorsh, në tentativë për të rrëmuar në fundin e një kavanozi në kosh, i është bllokuar koka brenda. Pikërisht nga kjo ndodhi ai u “pagëzua” pas lirimit prej biologëve me emrin “Kokëkavanozi” .
Misioni i biologëve për shpëtimin e jetës së tij nuk ka qënë pa probleme. Fillimisht atyre iu desh të përballeshin me mamanë e tij e cila nuk lejonte afrimin e tyre. Pas goditjes së saj me një qetësues të fuqishëm, ekspertët amerikanë arritën të afroheshin pranë ariut duke i thyer bidonin e qelqtë që i kishte mbetur në kokë.
Biologët shprehen se për rreth 10 ditë ariu i vogël nuk ka mundur ushqehet. Menjëherë pas operacionit të shpëtimit, “Kokëkavanozi” dhe familja e tij u zhvendosën në një pjesë më pak të banuar të pyllit.
Top Channel