Atentat në Irlandën e Veriut

15/08/2010 14:20

Sërish tension në Irlandën e Veriut, ndërsa autoritetet janë bërë sërish objektiv i sulmeve të disidentëve republikanë.

Një bombë shpërtheu në qytetin Lurgan duke plagosur 3 fëmijë, ndërkohë që zhvillohej një paradë protestantësh.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes kishte si objektiv forcat e rendit, të cilat përmes një telefonate anomine ishin lajmëruar për një bombë në shkollë.Dyshohet se eksplozivi duhej të shpërthente ndërsa policët kërkonin bombën e rreme.

Ky është sulmi i radhës që kryhet në qytetin Lurgan, një prej më të dhunshmëve në Irlandën e veriut, e cila edhe pas çarmatimit të organizatës IRA, vazhdon të mos gjejë qetësi.

Banorët e veriut të ishullit kanë shprehur shqetësimin se këto incidente të shpeshta do të kthejnë vendin në dhunën e dikurshme.

Top Channel