Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Shkencëtarët që studiojnë Diellin mund të kenë zbuluar përse ky planet në kohët e fundit ka kaluar një eksperiencë të gjatë dhe të dobët të aktivitetit të tij.
Procesi në fjalë, i quajtur “minimumi diellor”, u regjistrua në fillim të dhjetorit të vitit 2008.
Natyra e tij e zgjatur u shtri përgjatë gjithë ciklit diellor, për 12 vjet e gjysmë, duke shënuar periudhën më të gjatë në 200 vitet e fundit.
Gjatë minimumit diellor, Dielli ka qenë më pak aktiv duke prodhuar më pak njolla diellore dhe flakërim.
Studimi i fundit sugjeron se periudha e aktivitetit të dobët, e cila zgjati më shumë nga sa parashikohej, mund të ketë qenë e lidhur me ndryshimet që kanë fuqizuar copëzat e plazmës që qarkullojnë përreth Diellit.
Top Channel