Spanjë, kohë e keqe në rajonet lindore
14/08/2010 09:05
Pas të nxehtit të dy javëve të fundit, koha e keqe ka përfshirë disa zona në Spanjën lindore.
Në Cuenca ujërat kanë mbuluar rrugët, garazhet, kantinat dhe lokalet tregtare.
Në qytet ka rënë edhe stuhi rrebeshi.
Shtrëngata të forta kanë përfshirë edhe zonën e Valencias, Gironas dhe Katalonjës, ku ka shkaktuar 2 të plagosur.
Koha e keqe parashikohet edhe në Kanarie, Pireni, Katalonjë, Valencia, në Murcia dhe Baleari.
Top Channel