Reali mund Bajernin me penallti

14/08/2010 10:25

Reali i Madridit ka fituar Kupën Franz Beckenbauer duke mundur 5-3 Bajernin pas goditjeve të penalltive.

Koha e rregulltë është mbyllur 0-0.

Protagonisti i takimit ka qenë portieri spanjoll Casillas, që në minutën e 8-të ka pritur një penallti të Badstuber dhe më pas ka kryer edhe pesë ndërhyrje të tjera deçizive.

Në serinë e penalltive pas minutës së 90-të, kampioni i botës ka pritur gjuajtjet e Altintop e Braafheid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA