Ish-presidenti serb Sllobodan Milloshevic i ka kërkuar komandantit të trupave ushtarake, gjeneralit Ratko Mlladic që të tërheqë artilierinë e rëndë gjatë rrethimit të Sarajevës.

Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Blic”, sipas të cilës Milloshevic ka kontaktuar përmes telefonit me gjeneralin Milan Govero, të cilit i ka kërkuar të bindë Mlladic.

Sipas burimit, i cili ka publikuar edhe materialet audio të bisedës telefonike, presidenti i atëhershëm i Serbisë i është drejtuar Goveros, pasi Mlladic në atë kohë nuk kishte marrëdhënie të mira me liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic.

“Blic” shton më tej se bisedat telefonike janë regjistruar nga vetë Mlladic, i cili ka folur edhe personalisht me Milloshevic.

Tani që janë zbuluar ato i janë dërguar gjykatës së Hagës, e cila do t’i përdorë në procesin kundër Radovan Karaxhic.

Top Channel