Emisarët e presidentit serb Boris Tadic kanë nisur misionin e tyre në 55 vende të botës, duke arritur kështu të pengojnë njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave vendeve në fjalë u është dërguar nga një letër për të mos e njohur shtetin e ri, pavarësisht presioneve që po iu bëhet nga Perëndimi për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo diplomaci, deklarojnë burimet, ka dhënë rezultat pasi që nga shpallja e mendimit të GJND-së numri i vendeve që kanë njohur Kosovën nuk është rritur.

Pas shpalljes së vendimit të gjykatës së Hagës autoritetet kosovare paralajmëruan një valë njohjesh të reja nga vendet që më parë kishin hezituar.

Top Channel