Kinë, del treni nga shinat, 11 të vdekur

14/08/2010 10:20

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas daljes së një treni nga shinat në një hekurudhë në ndërtim në veri të Kinës.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin autonom të Mongolisë, ku një vagon që transportonte gurë për ndërtimin e hekurudhës, është rrëzuar në afërsi të një prej kantierëve.

Në zonë autoritetet kineze po ndërtojnë një linjë të re prej 85 kilometrash nga Baotou në Mandalt, qytet në kufi me Mongolinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA