Misionet ndërkombëtare i përgjigjen negativisht kërkesës së kryeministrit Hashim Thaçi për transferim kompetencash.

Sipas mediave kosovare, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX i janë përgjigjur negativisht kërkesës së kryeministrit Thaçi për të hequr dorë nga roli ekzekutiv që kanë në Kosovë.

Gjatë dy ditëve kryeministri ka shtruar një kërkesë të këtillë për misionet ndërkombëtare. Ai ka theksuar se pas vendimit të GJND-së, organizatat ndërkombëtare në Kosovë duhet të përqendrohen vetëm në rolin këshillues dhe lehtësues.

Top Channel