Një emigrant shqiptar 23 vjec ka rënë në pranga gjatë një aksioni të anti-droges së Athinës.

Sipas policise se Athinës,23-vjecari u kap ne Lagjen Petrupoli te kryeqytetit helen.Prej kontrolleve te kryera ne dy banesa ne pronesi te tij,u sekuestruan 92 kilograme lende narkotike e llojit kanabis,nje autoveture qe sherbente per transportin e lendes narkotike, nje sasi parash dhe dy telefona celulare.

Burime prane policise se Athines,thane se 23-vjecari,emri i te cilit nuk behet publik per shkak te hetimeve,u kap mbas marrjes se informacioneve ne rruge operative te cilat beni fjale per shuma te medha parash te harxhuara prej tij ne lokalet e zones. Nga hetimet,rrezultoi se 23-vjecari kishte blere me para ne dore,dy banesa kundrejt disa qindra mijera eurosh, te cilat jane produkt i aktiviteti te tij te paligjshem.

Policia po heton per gjetjen e bashkepunetoreve te mundshem te 23-vjecarit ne trafikun e lendeve narkotike. I arrestuari dhe materialet ne ngarkim te tij,iu derguan gjykates se Athines,e cila vendosi masen burg pa afat dhe sekuestrim te pasurise se tij deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel