Thaci uron besimtarët për muajin e Ramazanit

13/08/2010 13:45

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe me këtë rast ka uruar krerët e këtij institucioni për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Siç raporton RTK, Thaçi falënderoi gjithashtu udhëheqësin e BIK-ut, për frymën tolerante dhe për rolin që është duke e luajtur në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Thaçi ka përmendur edhe angazhimet që janë duke u bërë në përgatitje për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkaq myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, njoftoi se ka marrë mbështetjen nga sekretari i Konferencës Islamike, për angazhimet që do të ketë për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën, nga vendet anëtare të Konferencës islamike.

Top Channel