Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar të premten opozitën të kontribuojë në përgatitjet e Kosovës, në prag të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai këtë kërkesë e bëri në kohën kur me 14 shtator është paralajmëruar mbajtja e takimit në Asamblenë e OKB-së për Kosovën.

Ndërkaq sa i përket çështjes së bisedimeve të fshehta me Serbinë, Thaçi nuk e qartësoi një gjë të tillë, por ka theksuar angazhimin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit.

Top Channel