Skrapar, ende asnjë investim për rrugën e malit të Tomorit

13/08/2010 10:05

Pelegrinazhi për në malin e Tomorit do të jetë sërish tepër i vështirë për shkak të rrugës së amortizuar. Me gjithë premtimet e bëra disa herë, ende nuk është marrë ndonjë masë.

Reshjet e sivjetme kanë vështirësuar edhe më shumë rrugën që të çon për në malin e Tomorit.

Segmenti nga Komuna Gjerbës dhe deri në Kulmak është tepër i vështirë për t’u përshkruar.

I dalë jashtë funksionit ky aks rrugor ka bërë që shumë fshatra të jenë të shkëputura nga rruga qendrore, që të lidh me Çorovodën, qendrën e rrethit të Skraparit.

E vetmja rrugë që të çon në vendin e pelegrinazhit ka ngelur rruga Novaj-Kulmak.

Ndërsa për këtë rrugë është folur shumë për vite me radhë, ende nuk është parë ndonjë ndërhyrje serioze.

Megjithëse Komuna Bogovë ka bërë një sërë ndërhyrjesh me mundësitë e saj të pakta që kjo rrugë nuk mund të bëhet e kalueshme për mjetet e vogla.

Deputeti i zonës së Skraparit, Fidel Ylli, disa herë ka bërë të njohur problemin në instancat përkatëse, por me sa duket ende asgjë e re për zgjidhjen e këtij problemi.

Kjo rrugë e cila u dëmtua gjatë reshjeve të këtij viti ka bërë që banorët të ankohen se ndihen tepër të shkëputur nga qendrat e komunave.

Ndërkohë që edhe të gjithë pelegrinët, të cilët vizitojnë majën e Tomorit, në fund të muajit gusht do e kenë të vështirë ta përshkruajnë.

Dy vite më parë, u premtua që të ndërhyhej në infrastrukturë, por kjo rrugë jo vetëm që nuk është rregulluar, por është dëmtuar më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA