Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Bakonski ka deklaruar se ndaj vendit të tij nuk po bëhen presione për të njohur Kosovën, por vetëm rekomandime për të ndërmarrë këtë hap.

“Askush nuk po na bën presion. Po marrim vetëm rekomanime”, ka deklaruar Bakonski për një të përditshme serbe.

Ai ka theksuar se rekomandimet kanë ardhur nga vendet partnere të Rumanisë, të cilat e kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri.

Por Bakonski ka theksuar se qëndrimi i Bukureshtit zyrtar lidhur me këtë cështje mbetet i pandryshuar, pasi Rumania vepron si një shtet i pavarur.

“Kjo është cështje parimesh. Miqtë tanë serbë e dinë mirë qëndrimin që mban Rumania”, ka deklaruar Bakonski.

Top Channel