Rritje e ekonomisë së BE-së

13/08/2010 15:00

Ekonomia e Bashkimit Europian jep shenja pozitive të rimëkëmbjes për stopimit si pasojë e krizës. Agjensia e statistikave të BE-së tregoi për një rritje me 2.2.2 % të ekonomisë gjermane, ndërsa në total ekonomia e eurozones eshte rrit me 1 perqind gjate tre muajve te fundit.

Ekonomia gjermane ka shënuar një rritje prej 2.2 për qind në tremujorin e fundit, tregojnë statistikat paraprake të dhëna nga qeveria gjermane. Kjo rritje, shënon edhe ecurinë më të mirë të ekonomisë gjermane që prej ribashkimit.

Ka shenja se ekonomitë në Francë, madje edhe në Spanjë kanë shënuar rritje në periudhën prill – qershor, megjithë krizën e borxhit grek dhe tronditi rajonin në fillim të këtij viti.

Por, rritja e ekonomisë gjermane është më e madhe se ajo e vendeve të tjera dhe, në fakt, është një rritje rekord edhe për vetë Gjermaninë që nga unifikimi i saj, sipas zyrës kombëtare të statistikës, Destatis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA