Në internet skenat e prera të “Avatar”

13/08/2010 19:35

Në internet është publikuar spoti i ri prej 30 sekondash i edicionit të zgjatur të “Avatar”, që do të dalë në Shtetet e Bashkuara më 27 gusht me 9 minuta skena të papara.

Spoti përmban skena të patransmetuara, mes të cilave një me Sturmbest, një krijesë misterioze pjesa me të cilën është prerë në edicionin orgjinal.

Filmi 3D i James Cameron, i cili monopolizoi kreun e klasifikimeve në të gjithë botën, vazhdon të thyejë rekordet e fitimit me shitjet e DVD-ve.

Top Channel