Policia kroate ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi të konsiderueshmë lënde narkotike të tipit heroinë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave sasia e sekuestruar ishte 90 kilogramë heroinë e pastër.

Sipas burimeve, sekuestrimi u bë në kufirin lindor të Bajakovit, në një furgon me targë holandeze.

Por burimet nuk janë në gjëndje të saktësojnë nëse sekuestrimi i drogës u bë përmes një operacioni të organizuar apo një operacioni rutinë.

Top Channel