Zyra Ndërkombëtare Civile vlerëson se pakoja e Ahtisarit është e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës.

Kështu ka thënë për Radio Dukagjinin zëdhënësi i kësaj zyre Kai Mueller-Berner duke komentuar idenë që Tiroli Jugor të jetë model për veriun. Sipas tij, pakoja e Ahtisarit siguron jetë cilësore për qytetarët e veriut.

Që nga përfundimi i luftës me dhjetëra ide janë dhënë si mundësi për zgjidhjen e çështjes së veriut.

“Tiroli Jugor si model i mundshëm për veriun është ideja e fundit që po qarkullon. Por kjo ide, të paktën në mënyrë deklarative është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.Ideja e Tirolit jugor është e papranueshme edhe për Zyrën Ndërkombëtare Civile”, thotë Kai Mueller-Berner.

Top Channel