Gjirokastër, djegia e mbeturinave “asfikson” qytetin

13/08/2010 10:10

Qyteti i Gjirokastrës është mbuluar krejtësisht nga tymi i zi, pas një zjarri të madh që është vënë në vendin ku grumbullohen mbeturinat.

Prej dy vjetësh mbetjet urbane e madje edhe ato spitalore grumbullohen në një pikë shumë të afërt me qytetin e Gjirokastrës.

Flakët e zjarrit kanë ngjallur shqetësim te qytetarët që kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për t’i kontrolluar, ndërkohë që tymi i lënë pas ka mbuluar të gjithë qytetin duke sjellë reagimin edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri në këtë pikë grumbullimi, por që prej pasdites së djeshme edhe sot vijojnë vatrat e zjarrit, të cilat kanë shkaktuar ndotjen e ajrit në gjithë qytetin.

Kështu, përfaqësues të OSBE-së kanë kërkuar menjëherë pas ngjarjes, një takim me përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës me qëllim eliminimin e këtij fenomeni kaq shumë shqetësues për banorët e qytetit, por edhe dhënien e shpjegimeve për vendin ku digjen mbeturinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA