Katër ish-anëtarë të forcave speciale serbe të Bosnjes janë akuzuar nga autoritetet e Sarajevës për genocid të ushtruar në ekzekutimin e 800 myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 1995.

Prokuroria që trajton krimet e luftës në Sarajevë ka deklaruar se personat në fjalë janë Frank Kos, Stanko Kojic, Vllastmir Golijan dhe Zoran Goronja.

Këta persona akuzohen për pjesëmarrje direkte në ekzekutimin e mbi 800 burrave dhe djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Viktimat u ekzekutuan në një fermë të enklavës, e cila u mor nën kontroll nga trupat serbe pasi u braktis nga ato të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel