Borxhi shtetëror në Serbi ka kapur shifra alarmante duke arritur në 10.8 miliardë euro në muajin qershor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Dhoma Ekonomike në Beograd, borxhi në fjalë është 953 milionë euro më shumë krahasuar me 31 dhjetorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, raporti mes borxhit shtetëror dhe GDP-së është 32.7%, konkretisht 31.3 për qind më shumë nga sa ishte deri më 31 dhjetor të vitit 2009.

Top Channel