Ish-ministri kosovar i Ekonomisë, Haki Shatri, i cili nga LDK-ja ka kaluar në radhët e AAK-së, ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka pranuar tërthorazi zhvillimin e bisedimeve sekrete me Beogradin.

Sipas tij, përgjigjia e kryeministrit Hashim Thaci, i cili i cilësoi akuzat si “qesharake”, është një manovër politike që as konfirmon por as edhe kundërshton mbajtjen e bisedimeve të fshehta.

“Qeveria e Kosovës veproi në mënyrë të mencur që nuk i kundërshtoi deklaratat e AAK-së, pasi në rast të kundërt do të publikohej vendi, koha dhe personat që kanë zhvilluar bisedimet për modifikimin e pakos së Ahtisarit”, ka deklaruar Shatri.

Top Channel