Ish-numri dy i negociatave për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se shumica e elementëve të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara janë plotësuar.

Për këtë arsye, sipas tij, është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të miratojë një rezolutë të re që të reflektojë realitetin e ri në Kosovë.

Megjithatë, duke folur për një të përditshme kosovare, Rohan ka theksuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi mund të pengohet nga vetoja ruse.

“Cdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit mund të aprovohet nëse nuk përdoret vetoja nga ndonjë prej pesë anëtarëve të përhershëm. Duke marrë parasysh qëndrimin pro-serb të Rusisë, askush nuk pret që kërkesa për anulim të Rezolutës 1244 të kalojë në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Rohan.

Top Channel