Referendum për kutitë?
12/08/2010 15:45
Nje grup qytetaresh me 5 gusht kane depozituar ne Komisionin Qendror Zgjedhor nje kerkese per referendum, ku kane kerkuar qe te jete populli ai qe te vendos per hapjen ose jo te kutive te votimit.
Sipas ketyre qytetareve kjo kerkese,vjen si pasoje e krizes politike me te cilen po perballet vendi.
Kerkesa e tyre eshte kundershtuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor si i pavlefshem per shkak te parregullsive, por qytetaret shprehen se ata do ta ridergojne edhe nje here kerkesen e tyre me te gjitha rregullimet e kerkuara.
Ky grup nismetar ka theksuar se nuk eshte pjese e asnje partie politike, por edhe nje nisme qe vjen nga shoqeria per te dhene fund ngercit politik ne vend.
Top Channel