Prodhuesit: Mielli do të rritet

12/08/2010 16:00

Prodhuesit e miellit hedhin poshtë akuzat për spekullim me cmimet. Ata thonë se nëse do të kishin ndjekur ecurinë e bursës, dhe kursin e këmbimit të dollarit me lekun, cmimi i miellit në tregun e brendshëm do ishte shumë më i lartë.

“Në një muaj cmimi në bursë është rritur me 75 për qind. Në tregun e brendshëm është rritur me vetëm 20 për qind për shkak se ne po përdorim rezervat për të amortizuar rritjen”, thotë prodhuesi i miellit, Dimitrios Thomoglou.

Sipas prodhuesve, kjo është një situatë e pazakontë, pasi për herë të parë cmimet po rriten me ritme të larta në mes të sezonit të korrjeve, një situatë e paprovuar më parë

“Ka dalë nga tregu furnizuesi kryesor i grurit me cmime të lira që është rusia. Në gjithë botën prodhimi është ulur me 10 për qind që është shumë”, thotë Thomoglou.

Në fund prodhuesit paraljmërojnë se cmimi i miellit në vend do të rritet sërish, kur pritet të vijnë ngarkesat e reja, që janë blerë me cmime të rritura

Thatësira dhe zjarret masive në Rusi, si dhe ulja e prodhimit nga të gjitha vendet kryesore, po trondisin bursën e drithërave në botë, duke shkaktuar një rritje të shpejtë të cmimeve brenda pak kohësh.

 

Top Channel