Mumbai, rihapet hoteli Taj Mahal
12/08/2010 21:45
Hoteli Taj Mahal Palace, historia ikonike e Mumbait që gjendet nbë Detin Arabik, rihapet për vizitorët.
Kanë kaluar më shumë se 20 muaj nga sulmi terrorist në të cilin humbën jetën 166 persona.
Hoteli legjendar, një pasuri e familjes industriale të Tata, do të rihapet për publikun nga 15 gushti, në Ditën e Pavarësisë së Indisë.
Megarestaurimi ka kushtuar rreth 50 milionë euro, i rimbursuar pjesërisht nga siguracioni.
Top Channel