Maqedoni, vendi drejt një qeverie teknike

12/08/2010 10:50

Koalicioni qeveritar mes VMRO/DPMNE dhe BDI mund të përcahet gjatë muajit shtator dhe të formohet një qeveri teknike, e kryesuar nga një akademik maqedonas.

Kështu bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave plani në fjalë është hartuar nga vetë partia e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas burimeve, mbi këtë plan janë informuar edhe liderët e vendeve perëndimore, mes të cilëve edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Shkak për hartimin e tij, shtojnë më tej burimet, është bllokimi i kontestit të emrit dhe bllokimi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Top Channel