Autoritetet në Maqedoni kanë dhënë alarmin për rritjen e ndjeshme të aksidenteve rrugore në vend gjatë stinës së verës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, numri i të vdekurve si pasojë e aksidenteve rrugore në Maqedoni është rritur në mënyrë alarmante në muajt e fundit.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtasin shpejtësinë me gjëndjen e rrugëve, në mënyrë që të shmangin aksidentet tragjike.

Burimet shtojnë më tej se për këtë problem në ditët e ardhshme do të mbahet një mbledhje e posacme e Këshillit për sigurinë e rrugëve.

Top Channel