Zbatimi i modelit të Tirolit Jugor të Italisë, në veri të Kosovës, model i cili ishte përmendur javë më parë nga ambasadori amerikan Christopher Dell, në një takim në Uashington, hidhet poshtë nga qeveria e Kosovës.

Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi thotë se, i vetmi plan për zbatim në gjithë territorin e Kosovës është ai i presidentit Ahtisarit dhe se nuk pranohet asnjë plan tjetër.

“Qeveria e Ksovës ka marrë në angazhim të zbatojë vetëm planin e presidenti Ahtisari dhe ky është një kompromis I madh që ka ruajtur balancën etnike dhe gjerografike në Kosovë. Nëse këto dy balanca prishen, atëherë nuk është normale funksionimi i këtij shteti”, është shprehur Kuçi.

Ndërkohë, zyrtarët e qeverisë sërish kanë hedhur poshtë zërat se, zyrtarët qeveritarë po zhvillojnë bisedime sekrete me Serbinë.

“Nëse dikush mendon të ketë bisedime me dikë, duhet të ketë mandat. Tema të tilla i përngjajnë balonave apo flakës në letër që ndizet shpejt dhe shuhet shpejt”, deklaroi Kuçi.

Ai ritheksoi se Kosova po përgatitet fuqishëm për Asamblenë e Përgjithshme të OBK-së më 14 shtator.

Ai tha se një delegacion i lartë do të qëndrojë në Neë York. Sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, para fillimit të Asamblesë së OKB-së me 14 shtator, do të ketë njohje për Kosovën megjithatë, ai nuk përmendi se për cilat shtete bëhet fjalë.

Top Channel