Një tërmet 2.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar gjatë natës në një zonë rreth 7.5 kilometra në lindje të Vushtrisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave epiqendra e tërmetit është verifikuar në 10.2 kilometra thellësi.

Sipas burimeve, lëkundja sizmike është ndjerë nga banorët e komunës së Vushtrisë dhe të komunave të tjerë përreth.

Top Channel