Korçë, trafikim klandestinësh, tre në pranga

12/08/2010 17:45

Tre persona janë vënë në pranga për trafikim të paligjshëm të klandestinëve për në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Ponçara”, policia ka arrestuar shtetasit Besim Bregu, Besnik Beqiri dhe Pëllumb Nazifi.

Të ndaluarit po kalonin ilegalisht disa persona për në shtetin fqinj.

Sipas forcave blu, ata merrnin nga 500-900 euro për çdo person që kalonte kufirin.

Top Channel