Kongo, kamioni bie në liqen, 40 të vdekur

12/08/2010 18:30

Një kamion i tejmbushur me pasagjerë ka rënë në liqenin e Tanganikës, në lindje të Kongos, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave.

“Mendojmë se kanë vdekur 40 persona dhe kanë mbijetuar vetëm 4”, është shprehur administruesi i provincës së South Kivu.

“Nuk e dimë se sa persona kanë humbur jetën pasi trupat janë mbytur në liqen së bashku me kamionin”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA