Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për 20 vitet e ardhshme përfundimisht i kaloi koncorsiumit fracezo-turk.

Nënshkrimi i kontratës u bë në Prishtinë, ndërmjet zyrtarëve të koncorsiumit Limak nga Turqia dhe Aerport de Lyon nga Franca, të cilën morrën ditën jeshile nga qeveria e Kosovës.

Për gjatë 20 viteve të ardhshme të menaxhimit të aeroportit parashikohet që, Kosova të përfitojë rreth 400 milionë euro, ndërkohë 140 milionë investime dhe 39% të fitimit bruto për çdo vit t’i kalojë buxhetit të shtetit.

“Koncesionari gjithashtu do të operojë me aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele shumë më të larta të cilësisë. Në këmbim për të drejtat e tij, konçesionari i aeroportit do t’i paguajë qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% e të hyrave bruto të ANP-së për 20 vitet e ardhshme, në formë të tarifës vjetore të konçesionit. Varësisht nga rritja e numrit të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe, kjo tarifë mund të arrij shumën deri më 400 milionë euro”, është shprehur Fatmir Limaj, ministër i Transporteve dhe Post-Telekomunikacionit.

“Synojmë që të rrisim numrin e udhëtarëve prej 1.5 milionë në 4 milionë. Uroj që ky projekt të jetë i mbarë për republikën e re të Kosovës dhe për kosovarët. Konsorciumi parasheh një investim prej 140 milionë euro. Në kuadër të këtij investimi, planifikohet ndërtimi i ndërtesës së re dhe moderne të terminalit dhe shumë investime të tjera”, theksoi Sezai Bacaksiz, zëvendëskryetar i bordit të Limak-ut.

Projekti i konçesionimit të Aeroportit të Prishtinës parasheh që, në dy vitet e ardhshme të bëhen investime deri në 140 milionë euro, të ndërtojë dhe operojë me ndërtesën e terminalit prej 27 mijë metra katrorë dhe me operim, përfshirë kullën e kontrollimit të trafikut ajror,  vendparkimin e automjeteve dhe rrugët lidhëse prej 77 mijë metra katrorë dhe do të jetë përgjegjës edhe për shërbimet e trajnimit dhe riparimin e tyre.

Top Channel