Kinë, shirat pengojnë skuadrat e shpëtimit

12/08/2010 13:35

Shirat e dendura në veri-perëndim të Kinës po pengojnë punën e skuadrave të shpëtimit në kontenë Zhouku, e cila është përfshirë nga rrëshqitjet e tokës që kanë vrarë mbi 1 mijë persona.

Qindra të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, ndërkohë që shpresat që të gjënden të gjallë sa vijnë e zbehen.

Ujërat dhe balta kanë bllokuar një rrugë që përdorej për të transportuar furnizimet, si dhe rrjedhën e lumit Bailong, duke bërë që niveli i ujit të ngrihet me tre metra.

Edhe cadrat e ngritura për të strehuar banorët janë përmbytur, ndërkohë që meteorologët parashikojnë shira të furishme në dy ditët e ardhshme.

Gjatë natës që kaloi ka patur rrëshqitje të tjera toke, të cilat kanë shkatërruar gjashtë shtëpi në një fshat, duke bërë që të humbasin gjurmët e tre personave.

Autoritetet lokale njoftojnë se numri i konfirmuar i viktimave mbetet 1117, ndërsa ai i personave të humbur 600.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA