Kinë, moti i keq, mbi 1100 viktima

12/08/2010 18:40

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe të rrëshqitjeve të dheut në Kinë.

Sipas autoriteteve numri i personave që kanë humbur jetën tejkalon shifrën e 1100 personave. Shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur ndërkohë që balta dhe uji kanë përfshirë shumë qytete të provincës Gansu.

Grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për evakuuimin e personave të bllokuar nga uji e balta, por sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhau puna e tyre vështirësohet e ngadalësohet më tej për shkak të motit të paqendrueshëm dhe terrenit të pasigurtë të krijuar në disa qytete e fshatra ku qindra persona kanë nevojë për ndihmën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA