Persona të panjohur sulmuan me bomba artizanale konsullatën turke në qytetin e Selanikut, në Greqi. Policia greke tha se ngjarja ndodhi ne oren 04:15 minuta te mengjesit.

Njëra prej tyre shpërtheu duke demtuar pjesën e përparme të ndërtesës.Menjehere ne zone mberriten zjarrfikesit që mundën te fikin flaket e zjarrit. Ndonese polici i sherbimit jashte nderteses se konsullates ishte ne vendroje, ai nuk reagoi ndaj grupit te agresoreve per te shmangur pershkallezimin e situates.

Roja i nderteses raportoi se agresoret ishin nje grup prej disa te rinjsh ndoshta anetare te organizatave te ekstremit te djathte. Konsullata turke ne Selanik,eshte nje ndertese e rendesise se vecante, pasi ne kete ndertese ka lindur themeluesi i shteti laik turk Mustafa Ataturk.

Top Channel