Deda: Berisha hesht për skandalet korruptive

12/08/2010 15:50

Opozita riktheu sot në vemendje skandalet, sipas saj, korruptive të disa zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Deputeti Eltar Deda permendi pasurimin me 1.8 milion euro të ministrit Dritan Prifti dhe marreveshjet koncensionare prej 4 miliard dollaresh te deputetes Albana Vokshi.

Per keto dhe te tjera ceshtje, opozita kritikoi heshtjen e kryeministrit duke thene se ai e ben kete pasi eshte vete i perfshire.
 
“Ne nuk kemi dëgjuar as edhe një fjalë të vetme nga Kryeministri, megjithëse këto afera kanë ndodhur pak hapa larg zyrës së tij, e me vetë firmën e tij. Dy janë arsyet e mundshme të kësaj heshtjeje që pranon fajin, pra përfshirjen e Sali Berishës në aferat e njerëzve të tij. Ose Kryeministri është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pasurimin korruptiv të pushtetarëve e fëmijëve të tij në kurriz të qytetarëve. Ose ai vetë është aq i kapur nga korrupsioni në familje sa nuk guxon të hapë kutinë e Pandorës të korrupsionit në qeverinë që ka zgjedhur vetë e sot drejton. Paratë e Argitës, 1 milionë e gjysmë eurot e Priftit e 4 miliardë dollarët e Vokshit flasin për kapje të shtetit”, tha Deda.

Top Channel