Berat, emigrantët rëndojnë trafikun

12/08/2010 13:10

Rritja e fluksit te emigrantëve ka rënduar së tepërmi trafikun rrugor në qytetin e Beratit.

Komisariati i Beratit, ka marrë masa për të shmangur aksidentetet në këtë periudhë dhe sektori i qarkullimit rrugor ka marre një sërë masash. Vetëm gjatë kontrollit të së enjtes gjatë aksionit të këtij sektori në aksin rrugor nacional Berat – Skrapar janë bllokuar të pakten 45 motocikleta dhe 10 automjete, të cilat janë grumbulluar në pikën e bllokimit në qytetin jugor.

Burimet zyrtare bene te ditura se keto mjete jane bllokuar per arsye se nuk kane patur dokumentacionin perkates.

Ky operacion do te vijojë edhe ne ditet ne vijim pasi gjate muajit gusht kjo rruge rendohet nga trafiku i automjeteve nga fluksi i pelegrineve ne malin e Tomorrit. Pelegrinazhi i pervitshem qe ndodh ne nje nder pikat me te larta te malit, kryesisht nga bektashinjte, eshte shoqeruar pothuajse cdo vit me aksidente te renda.

Gjate ketij viti komisariati Beratit eshte shprehur se ka hartuar nje plan masash per te vendosur, patrulla policie ne te gjitha pikat te cilat konsidorehen si vende ku mund te ndodhin aksidente edhe si pasoje e terrenit te thyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA