Witherspoon mund të luajë Peggy Lee
11/08/2010 21:35
Reese Witherspoon mund të interpretojë një tjetër biografi në ekranin e madh.
Aktorja ka fituar cmimin Oscar në rolin e June Carter, duke recituar dhe kënduar në filmin “Walk the Line”, që kishte në qendër historinë e këngëtarit kauntri Johny Cash.
Tani Reese ka fituar të drejtën për historinë e këngëtares së viteve ’40, Peggy Lee.
Sipas “Variety”, regjisore e filmit që do të tregojë jetën e artistes deri në momentet e vdekjes në vitin 2002, mund të jetë Nora Ephron.
Top Channel