Tiranë, një i vrarë me armë zjarri

11/08/2010 08:00

Një i ri mbeti i vrarë në rrugën Irfan Tomini në zonën e Tiranës së Re këtu në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 afër një lokali, ku pas një grindjeje të ashpër midis disa personave, u vra 33 vjeçari Leonard Bilali.

Forca të shumta të policisë zbarkuan në zonë duke rrethuar vendin e ngjarjes për të filluar hetimet në lidhje me të.

Deri tani nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e këtij konflikti me armë që për disa minuta terrorizoi banorët dhe kalimtarët në këtë pjesë të Tiranës.

Burime policore bënë të ditur se 33 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak, por aty la frymën e fundit për shkak të plagëve të marra.

Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet dhe për momentin nuk ka detaje të tjera, ndërsa nga pyetja e dëshmitarëve pritet të zbardhë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të përcaktojë pistat e mundshme si dhe autorët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA