Pikëpyetjet e një vepre energjitike

11/08/2010 15:55

Saga e projektit të firmosur nga ish-qeveria socialiste që në vitin 2004 vazhdon prej vitesh dhe duket se nuk ka fund.

Shtyrjet e vazhdueshme të projektit kanë bërë që kostoja e tij në vite të rritet. Tenderi fillestar u bë për 92 milionë euro, por gjatë viteve, kostoja e kontratës është ritur dhe deri tani termocentrali u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 96 milionë euro.

Përtej vonesave dhe shtyrjeve, problemi më i madh me TEC-in është ai se sa eficent është ky projekt.

Zyrtarisht thuhet se TEC-i e prodhon energjinë me një kosto prej 13 lekë për kilovat/orë, gati 2 herë më shumë nga cmimet aktuale të importit.

Në këto kushte, pyetja që lind është: a ishte e nevojshme që shqiptarët të paguanin 100 milionë euro për një vepër që do prodhojë energji me cmim dy herë më të lartë se sa ato të importit, apo këto para mund të ishin investuar ndryshe?

Top Channel