Iran, Toyota bllokon eksportimin e makinave

11/08/2010 08:20

Toyota ka lajmëruar bllokimin e eksportit të mjeteve në Iran, në linjë me sanksionet ndërkombëtare të ndërmarra kundër Teheranit.

“Kemi ndalur eksportimin duke marrë parasysh situatën ndërkombëtare”, shpjegon kompania në një deklaratë për shtyp, duke saktësuar se bëhet fjalë për një vendim vullnetar.

Për të përditshmen japoneze Nikkei, vendimi është marrë për të evituar pasojat negative në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA